MENU
klinika

Dalin pamjet

Martohet Klea Huta dhe Elgit Doda!

26.01.2020 - 17:20

Elgit Doda dhe Klea Huta janë martuar në fshehtësi të plotë dhe lajmin e bukur sapo e kanë bërë të ditur në rrjetet sociale.

Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.
“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.

Ndërkohë Klea ka postuar disa foto dhe ajo duket yll.
Moderatorja ka zgjedhur një fustan të bardhë të mbushur me perla, të kombinuar me flokët e zeza onde dhe një grim minimalist.

Kujtojmë se dyshja është në pritje të fëmijës së parë, që pritet të vijë në jetë së shpejti.