MENU
klinika

Veprimtaria përkujtimore e 21 vjetorit

Masakra e Reçakut, Presidenti Meta në Kosovë

15.01.2020 - 10:30

21 vite më parë do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të bëra nga ushtria serbe në Kosovë, pikërisht në fshatin e Reçakut u vranë 45 civilë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, prej ditës së djeshme ndodhet në Kosovë dhe do të jetë prezent në veprimtarinë përkujtimore të masakrës së Reçakut në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

Më 15 janar 1999 u ekzekutuan mizorisht 45 civilë shqiptarë në Reçak. Në mesin e tyre kishte burra, gra, pleq e fëmijë.

Meta do të jetë i pranishëm në veprimtarinë përkujtimore të 21-vjetorit të masakrës së Reçakut dhe në ora 11:00 në Akademinë Përkujtimore në nderim të të rënëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë"

BE-ja reagon pas deklaratave të Vuçiçit për masakrën e Reçakut

“Vuçiç si Gebelsi i Gjermanisë naziste!”

Cakaj i revoltuar: Mohimi i Reçakut, akt kriminal!