MENU
klinika

Ndryshim pozitiv nga 2018?

Mbi 18 mijë biznese të reja në 2019

11.01.2020 - 11:54

Qëndra Kombëtare e Biznesit, QKR, na bën me dije se trendi i rritje së numrit të bizneseve të reja të regjistruara në vend është afërsisht i njëjtë me vitet paraardhëse.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës së biznesit është sfidë që vazhdon në fazën e dytë të programit ekonomik të saj.

Qeveria ka marrë përsipër të zhvillojë disa incentiva që lidhen me zonat ekonomike dhe teknologjike, që janë zona ku merr përsipër të lehtësojmë biznesin jo vetëm në aspektin procedurial, por edhe tarifor, doganor, ose të pagesës së taksave.

Gjatë viteve të fundit është përmirësuar ligji i Partneritetit Publik Privat, është hartuar një ligj i ri i investimeve strategjike, një ligj të ri të turizmit si dhe është krijuar një dimension i ri AIDA-s, duke e kthyer në portalin e vetëm ku mund të shkojë biznesi dhe të jetë investitor dhe Agjencia të marrë përsipër ta asistojë atë më procedura të lehtësuara e të veçanta.

1 janar 2020 shënoi fillimin e revolucionit digjital edhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Është një proces që do të rris, padyshim, thjeshtimin e shërbimeve ndaj publikut. Do të ulë radhët dhe eleminojë burokracitë administrative. Kursim kohe. Kursim kostosh financiare.

Tashmë, bizneset do të ndihen të lehtësuar në kryerjen e aplikimeve për dokumentet që më parë duhet t’i merrnin në zyrat e shtetit.

Sot, të gjitha dokumentet shoqërues që lëshohen nga institucionet shtetërore, do të sigurohen nga vetë administrata. Ky proces do të ofrojë shërbime publike shumë më efikase e më cilësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN