MENU
klinika

Zëvendësohet Murrrizi

Mblidhet për herë të parë Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore

16.01.2020 - 17:43

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore i ngritur dy ditë më parë me dakordësinë e të gjitha palëve politike si parlamentare dhe jashtë parlamentare do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë.

Mbledhja e sotme do të drejtohet nga dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati, grupi Parlamentar Demokrat nga Alban Zeneli, emër që ka zëvendësuar sot atë të Myslim Murrizin dhe grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai.

Zëvendësimi i Murrizit ka ardhur për shkak se disa prej anëtarëve të grupit parlamemtar demokrat nuk ishin dakord me këtë vendim.

Ndërsa opozita jashtëparlamentare ka vendosur të caktojë 5 përfaqësues në këtë këshill. Dy nga përfaqësuesit janë edhe anëtarët e tryezës së djeshme që solli marrëveshjen e shumëpritur për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili.

Ndërkohë tryezës do t’i shtohen edhe Mesila Doda nga PDIU, Fatmir Mediu nga PR dhe Vangjel Dule, PBDNJ. Ky vendim u mor mbrëmjen e sotme në mbledhjen e aleatëve të djathtë në selinë blu, e cila zgjati për rreth dy orë.

Në tryezën e Këshillit do të jenë edhe ekspertët e komisionit për të adresuar projekt propozimet përkatëse për Reformën Zgjedhore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga shpërblimet deri te ndëshkimet

7 ndryshime/ Administrata publike me paga të reja

Çelja e negociatave të anëtarësimit në BE

Fleckenstein: Shqipëria rrezikon besueshmërinë në PE