MENU
klinika

Më shumë vota se Ledjo Hysa

Mbyllen zgjedhjet për kreun e PS në Kavajë, fiton Elton Elezi

12.01.2020 - 21:29

Janë mbyllur zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Socialiste në Kavajë.

Pas numërimit të votave, ka rezultuar se më shumë vota ka fituar Elton Elezi. Pikërisht Elezi fitoi ndaj rivalit Ledjo Hysa.

Ndërkohë socialistët në Durrës rikonfirmuan Luan Zazën, pas tërheqjes së kandidatit Ardit Kërtusha, ndërsa në Vlorë në krye të PS-së u zgjodh Anduel Tahiraj.

Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda degëve në të gjitha rrethet, teksa në 29 shkurt është Kongresi.