MENU
klinika

Vendoset për drejtuesit e rinj

‘Më 8 Maj zgjedhjet’, Shahini: Universitetet publike në fushatë

14.01.2020 - 12:18

Më 8 maj, universitet publike do të zgjedhin drejtuesit e rinj. Data u njoftua sot nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një prononcimi për mediat.

Shahini e cila theksoi se fushata do të nisë sipas rregullores një muaj përpara.

“Në maj, skadon mandati i drejtuesve të Universiteteve publike. Para pak kam firmosur urdhrin për datën e zgjedhjeve për të gjitha stukturat e reja drejtuese dhe është data 8 maj 2020. Fushata fillon 30 ditë para, pra në datën 9 prill. Universitetetet janë të detyruara të publikojnë dy muaj, pra 60 ditë para rregulloren”– u shpreh Shahini, ndërsa garantoi se procesi do të jetë i mirë.

Ajo u shpreh se zgjedhjet në universitetet publike duhet të prodhojnë drejtues të ri, në mënyrë që situata të mos jetë e bllokuar, ndërsa komentoi edhe pezullimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

“Kam marrë shumë ankesa nga Universiteti i Tiranë dhe se situata nuk është përmirësuar. Në nëntor ngrita një grup inspektimi dhe ata e bënë këtë punë në dhjetor, ku konkluduan se ankesat nuk vijnë ngaqë ka paqartësi në ligje apo urdhëra që nxjerrim ne, por vijnë si rezultat i refuzimit të zbatimit të tyre nga rektori. Presidenti nuk pranoi të shkarkonte dhe kundërshton çdo nismë të qeverisë. Shpresojmë që zgjedhjet 2020 do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universitetit”, deklaroi Shahini.