MENU
klinika

Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Më ënjtet pak fytyra dhe më shtohen ndjesitë e të vjellës

24.01.2020 - 16:04

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  Më ënjtet pak fytyra anash dhe më shtohen ndjesitë e të vjellës. Ju lutem me tregoni dicka

Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Përsa i përket ënjtjes së një pjese të fytyrës, ajo ka të bëj më shumë me ndonjë problem alergjie. Sidoqoftë, per mendimin tim, për moshën tuaj duhet të përjashtojmë një problem kardiovaskular. Ndjesia e të përzjerit mund të jetë lidhur me keto 2 probleme: te lidhura me stomakun (gastrit ose reflux) sidomos nëse përveç të të perzjerit do të keni fryerje te barkut, gazra, gromësira apo ndjesi djegieje në kraharor, të lidhura me fshikëzën e tëmthit (llumra apo ranishte apo infeksione të tëmthit). Në këtë rast një echo abdominale do të ndihmonte shumë në diagnozë. Plus duhet vleresuar AST/ALT / bilirubinemia (për të vlerësuar funksionin e mëlcisë dhe pigmentet e tëmthit) dhe Kreatinemia/Azotemia (për të përjashtuar dhe problemet me veshkat). Një analizë e plotë e check-up mund të na jap disa informacione ndihmë shtesë mjaft te vlefshme.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëse keni këto shenja, nxitoni të lini një takim tek mjeku

5 rastet kur fryrja e barkut mund të jetë diçka serioze