MENU
klinika

Përgjigjet dermatologia

Më janë bërë kallo tek këmbët. Si ti kuroj?

18.01.2020 - 16:34

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Përshëndetje, kam nje problem më janë bërë kallo tek thembrat. Si të shpëtoj prej tyre?

Përgjigjet dermatologia: Kallotë janë një problem që haset më së shumti tek femrat për shkak të qëndrimit në këmbë për një kohë të gjatë si dhe këpucëve të papërshtatshme. Miksoni pak uthull me pak ujë. Lyeni pjesën e kallos dhe mbështilleni me fasho. Mbajeni gjithë natën e në mëngjes hiqeni. Mbani këmbët në ujë të ngrohtë dhe më pas masazhojeni këmbën me një lëkurë limoni. Aplikojeni për 3-4 ditë e më pas merrni një furçë të vogël dhe largoni kallot lehtësisht. Nëse gjendja juaj mbetet e njëjtë ju sugjeroj një vizitë më specifike.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.