“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje jam nje vajze 30 vjeçe dhe kam problem me thonjtë e duarve më plasariten dhe thyen. Pse ndodh kjo?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Thonjtë me plasaritje ndodhin shpesh dhe janë të lidhur me faktorë të ndryshëm, madje stresi mund të jetë një nga shkaqet, si dhe plakja. Është një simptomë e brishtësisë së thoit dhe është e mundur që të trajtohen me përforcues dy herë në ditë. Sa i përket plasaritjes, nëse shihni diçka dhe ajo ju dhemb, ju rekomandoj të kontaktoni një dermatolog.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.