MENU
klinika

Ja çfarë do të vijë!

“Me Ramën s’ka garanci!” Basha paralajmëron për reformën

15.01.2020 - 14:57

Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë se tryeza për Reformën Zgjedhore nuk ka asnjë garanci, pasi me Ramën nuk garanci por tha se nëse do të ketë shkelje, si zvarritja e saj atëhere do të ketë një përgjigje të merituar qytetare dhe ndërkombëtare.

Ai më pas shtoi se ndërkombëtarët janë garanci pasi e kanë mbështetur procesin. Sa i përket sistemit zgjedhor Basha u shrpeh se opozita tashmë i ka krijuar të gjitha hapësirat për diskutim ku padyshim do të ketë pjesë dhe për ata që janë të interesuar për të diskutuar sistemin zgjedhor.

Nëse do japë dorëheqjen apo jo si kryetar i PD nëse humb dhe zgjedhjet e radhës Basha është përgjigjur se axhenda e tij është krejt ndryshe nga ajo që ëndërroj disa persona për kreun aktual të opozitës.

A ka garanci tryeza për Reformën Zgjedhore?

Jemi në këtë betejë për qytetarët. S’ka asnjë garanci me Edi Ramën. Forca jonë është tek qytetarët dhe tek ndërkombëtarët. E kemi sjellë këtu me mbështetjen e ndërkombëtarëve dhe opinion qytetar.

Zvarritja e kësaj Reforme do të ketë një përgjigje të merituar qytetare dhe ndërkombëtare.

Në maj të 2016 kemi bërë prezantimin e parë të kësaj Reforme. Është zvarritur nga pala tjetër. Pasi kjo qeveri s’ka nevojë për program zgjedhor. Rregullat e tyre janë blerja e votës, kërcënimi i administratës, programi i tyre është tepsia. Ata s’kanë nevojë për program ekonomik. Kështu s’do të vazhdohet më. Në rastin më të keq do të thotë stopim i integrimit europian.

Ne si opozitë dhe si shumicë e re politike kemi detyrimin dhe privilegjin ta drejtojmë këtë betejë deri në fitore.

A do të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor?

Parlamenti me paterica dhe marionetat do të kalonin Zgjedhoren, ky ishte qëndrimi i fundit i Ramës. Kemi kushtin e Bundestagut, kemi tryezën jashtë Parlamentit. Kemi një angazhim publik për t’i dhënë çdo hapësirë, çdo zëri për të kontribuar në proces.

Absolutisht po do të kontribuojmë edhe për t’i dhënë hapësira atyre që duan nga roli i votuesit, i Policisë dhe deri tek sistemi zgjedhor. Do krijojmë hapësirat në Këshillin Politik për të diskutuar edhe sistemin zgjedhor.

A do jepni dorëheqjen nëse humbi përsëri zgjedhje pas 7 vitesh në opozitë?

E di që ka disa njerëz që janë më të interesuar se do jap unë dorëheqjen apo jo sesa do ndryshoj Shqiëpria apo jo. Nuk jemi për t’i kënaqur ata. Jemi për t’i dhënë fund kësaj situate. Jemi për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme të ndritur, për fëmijët e saj.Kjo është axhenda ime sot, ëndrrat e të tjerëve nuk janë preokupimet e mia.