MENU
klinika

Receta/ Vetëm për 15 ditë

Me rozmarinë thuajini ‘lamtumirë’ celulitit

02.01.2020 - 16:51

Të pasurit celulit është shndërruar në një “makth” për vajzat dhe gratë.

Kilogramët nuk luan asnjë rol kyç në shfaqjen e këtij të fundit, por faktorë të tjerë si shtatzënia, luhatjet hormonale apo edhe të peshës nxisin kontraktimin e indeve lidhëse të muskujve.

Celuliti është një problem estetik që nuk vendos shëndetin e gruas në rrezik, e sërish këto të fundit do të paguanin shuma marramendëse nëpër qendra për të reduktuar atë.

Trajtimi mund të zgjasë në kohë, të përfshijë procedura deri diku të dhimbshme e më e keqja të mos japë asnjë rezultat. Nuk dihen mënyrat me të cilat mund të luftohet përfundimisht mirëpo ka metoda popullore që rezultojnë të suksesshme, si psh përzierja e alkolit me rozmarinë.

Përbërësit:

-5 degë rozmarinë të freskët me gjethe dhe lule;

-150 ml alkool;

-1 enë qelqi hermetike.

Përgatitja:

Prisni në copa degën e rozmarinës dhe hidhini në enën e qelqit. Shtoni alkolin dhe sigurohuni që sasia e tij të ketë mbuluar të gjitha degët. Mbylleni mirë dhe lëreni për 15 ditë. Pas kësaj kohe mund ta kulloni dhe të përdorni vetëm lëngun.

E para gjë që duhet të bëni është që ta aplikoni deri sa lëkura të rris aftësinë e saj përthithëse. Pas aplikimit në lëkurë, në vendet ku keni më tepër celulit, bëni masazhe me duar.

Lëreni lëngun të veprojë për 15 minuta dhe shpëlahuni me ujë të ftohtë.