MENU
klinika

Gati për ndeshjen e nesërme

Merr fund pritja, Eriksen zyrtarisht i Interit

28.01.2020 - 14:30

“Christian Eriksen është zyrtarisht një lojtar i ri i Interit. Futbollisti danez, i lindur në vitin 1992, i cili vjen nga Tottenham, ka nënshkruar një kontratë deri në 30 qershor 2024”.

Kjo është ajo që shkruan klubi zikaltër për blerjen më të fundit, një deklaratë që i jep fund javëve bisedimesh dhe pritjeje. Eriksen mbërriti nga Tottenham, zbarkoi të hënën në mëngjes në Milano dhe në të njëjtën ditë kaloi vizitat e zakonshme mjekësore, para se të bashkohej me Interin.

Conte shpreson që blerja e re të vihet në dispozicion të tij menjëherë, mbase duke filluar nga ndeshja e nesërme në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës.

Nëse dokumentacioni arrin nga Londra në kohën e duhur, Eriksen mund të grumbullohet pa probleme. Ardhja e tij te zikaltrit do të thotë shumë për sfidën e nisur karshi Juventusit, në garën e titullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN