MENU
klinika

Bossi i “Louis Vuitton” mërzit tifozët

Miliarderi shuan zërat për blerjen e Milanit

28.01.2020 - 20:15

Prej më shumë se një viti po përflitet që miliarderi Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë Louis Vuitton, do të blejë klubin e Milanit, por sot ai ka përgënjeshtruar gjithcka.

“Unë e admiroj Milanin, skuadër e madhe me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe disa prej gazetarëve vazhdojnë të më pyesin se çfarë po ndodh.

Ndoshta kjo është hera e gjashtë apo e shtatë në 6 vite që përgënjeshtroj interesimin rreth blerjes së këtij klubi të madh futbolli. Kjo që po them tani, me shumë mundësi nuk do të ndalë spekulimet e gazetave” – u shpreh Arnault.

Miliarderi francez shihej si zgjidhje e problemeve të kuqezinjve, pasi mediat italiane spekuluan se ishte gati të shpenzonte shuma të mëdha për rimëkëmbjen e klubit dhe afrimin e yjeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Miliarderi Arnault gati të blejë klubin

Louis Vuitton akord për aksionet e Milanit