MENU
klinika

Midhjet shqiptare, të pakontrolluara?

Ministria e Bujqësisë kundërshton raportin e KLSH

23.01.2020 - 17:22

Një raport i fundit i KLSH-së mbi sektorin në vend ngrinte alarmin se midhjet e Sarandës që konsumohen në vend janë të pakontrolluara dhe të pa certifikuara.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila tha se i gjithë procesi është i kontrolluar nga ISUV, dhe se mos kalimi në qendrën e depurimit lidhet me cilësinë e mirë që kanë pasur ato.

Zëvendës ministri, Roland Kristo deklaroi se këtë vit midhjet e Sarandës mund të kontrollohen edhe nga specialist europian, me qëllim çeljen e eksporteve.

Zoti Kristo tha më tej se të gjitha ujërat ku kultivohen midhjet janë nën kontroll.

Ministria e Bujqësisë thotë se shumë nga gjetjet e raportit të KLSH çalojnë, pasi kuadri ligjor është I ngritur, ndërkohë që do të investohet për portet e reja të peshkimit në Vlorë e Lezhë.