MENU
klinika

Premier League, Java 24

Mjafton Aguero, City merr 3 pikë në transfertë

21.01.2020 - 22:27

Manchester City ka vuajtur jo pak në një transfertë si ajo me Sheffield United, duke e mposhtur 1-0. Qytetarët mbajnë vendin e dytë, por mbeten larg Liverpool, 13 pikë.

City ka bërë presion jo pak në pjesën e parë, madje ka përfituar edhe një penallti, por Gabriel Jesus e ka shpërdoruar, portieri vendas e pret atë.

Sergio Aguero është shpëtimtari sa herë që Man City është në vështirësi. Sulmuesi argjentinas është futur në fushë në minutën e 68’ dhe vetëm pesë minuta më vonë ka zhbllokuar rezultatin për ekipin e tij.

Më pas City ka qarkulluar dendur topin dhe ka mbajtur fitoren. Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Everton-Newcastle 2-2, Bournemouth-Brighton 3-1, Aston Villa-Watford 2-1, Crystal Palace-Sothampton 0-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja ç’mund të bëjnë “Reds” këtë sezon

E theu një, Liverpool gati edhe për 9 rekorde