MENU
klinika

La Liga, Java 21

Mjafton Nacho, Real Madrid merr kreun

26.01.2020 - 22:58

Një fitore me vuajtje e Real Madrid në transfertë ndaj Valladolid, në shifrat 1-0, por që mjafton për të marrë kreun e renditjes në La Liga, tashmë 3 pikë para Barcelonës.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola, edhe pse rastet nuk munguan, sidomos për miqtë. Zidane është parë i shqetësuar gjatë gjithë kohës.

Në pjesën e dytë, Nacho shënon në minutën e 78-të, pas pasimit të Kroos. Në fund Real Madrid vuan jo pak, por rëndësi kanë pikët, që i mori të plota.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN