MENU
klinika

Vështirësohet qarkullimi deri në Fushë Krujë

Mjegulla “pushton” autostradën Tiranë-Durrës

13.01.2020 - 08:56

Ulja e temperaturave ka bërë që të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve edhe në kryeqytet e rrethina.

Bëhet me dije se një mjegull e dendur ka mbuluar zonën nga Tirana në Fushë Krujë. Mjegulla ka penguar kalimin normal të mjeteve në Tiranë, Durrës, Fushë Krujë e akset e tjera.

Një pjesë e segmentit Qafë-Kashar-Rinas është pa ndriçim dhe qarkullimi për rrjedhojë është mjaft i vështirë.

Gjithashtu, në aksin Tiranë-Fushë Krujë qarkullimi është bërë i vështirë, për shkak të vizibilitetit të ulët. Kjo sepse në këtë aks nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim. Mjegull ka edhe në akset Fushë-Krujë-Milot.

"Kuzhinë e shijshme dhe atmosferë autentike"

“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, peizazhe marramendëse

Favorizoi djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Pezullohet Shefi i Qarkullimit në Lezhë

Në by-passin e Murrizit ka rënie të vazhdueshme të gurëve

Rruga e Arbrit përmbytet nga shiu, vështirësohet qarkullimi

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese