MENU
klinika

Nuk do të prezantojë bashkë me Alketën!

Monica Bellucci heq dorë nga “Sanremo”!

20.01.2020 - 21:31

Monica Bellucci nuk do të marrë pjesë në Festivalin e “Sanremo”-s.

Përmes zyrës së saj të shtypit, aktorja ka konfirmuar tërheqjen nga skena e “Sanremo”-s:

“Z. Amadeus dhe unë u takuam muaj më parë duke përgatitur një projekt së bashku. Fatkeqësisht për arsye madhore ne nuk kemi arritur deri në fund. I uroj atij dhe ekipit të tij një festival të këndshëm dhe shpresoj për një shans tjetër në të ardhmen “, thotë Monica Bellucci.

Vendimi i aktores, pjesëmarrja e së cilës ishte njoftuar tashmë nga prezantuesi i Festivalit, Amadeus, është bërë publik sot në mediat italiane.

Gazeta e përditshme italiane “Il Giornale” shkruante sot se i gjithë festivali do të ketë një kosto prej 18 milionë eurosh.

Nga këto, një pjesë do të shkojë për prezantueset, mes të cilave është edhe Alketa Vejsiu.

“Il Giornale” shkruante se 11 vajzat që do të prezantojnë “Sanremo-n” do të paguhen 20-25 mijë euro.

Ndërkohë,  Amadeus, prezantues dhe drejtori artistik i edicionit të këtij viti, thuhet se do të paguhet 500-600 mijë euro.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure