MENU
klinika

Parashikimi i motit

Mos harroni çadrat, ja ku do të bie borë!

13.01.2020 - 08:27

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, ditën e sotme, e hënë, dt.13 Janar 2020, priten reshje të dobëta deri lokalisht të dobëta në të gjitha qarqet.

Shumica e reshjeve priten sot pasdite. Në zonën Lindore të vendit dhe në terrenet malore, në përgjithësi, reshjet do jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 14 °C;
në vendet e ulëta: 6 / 15 °C;
në vendet malore: 0 / 7 °C;

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.