MENU
klinika

AAC: Pasagjerët të presin udhëzimet

Moti i keq pezulloi futurimet

20.01.2020 - 12:57

Kushtet e motit ditën e djeshme bën që shumë fluturime të vonoheshi ose të pezulloheshin. Të gjithë pasagjerët e preekur do të udhëtojnë sot drejt destinacioneve të tyre.

Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi të gjithë pasagjerët e prekur nga anulimet e fluturimeve të djeshme për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albawings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Wizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e anuluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

“Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport”– thekson AAC.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kaos me pasagjerët/ Reagon Aviacioni Civil

“Ernest”/ Ja pse iu hoq licensa kompanisë!

Fluturimi i deltaplaneve dhe paraglajdeve

AAC njofton miratimin e rregullave të reja