MENU
klinika

Policia tregon shkakun

Motori del nga rruga, vdes drejtuesi

20.01.2020 - 15:03

Një 42 vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e sotme pasi është aksidentuar me motor në rrugën rurale Kolonjë-Fier.

Drejtuesi i mjetit Shpëtim Bajaziti banor në Kolonjë po kthehej për në banesë por ka rënë në një kthesë. Rrëzimi ka qenë fatal për personin në fjalë pasi edhe pse është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës është ndarë nga jeta rrugës.

Sipas policisë mungesa e kaskës në kokë ka qenë fatale ndërkohë që shkak i daljes nga rruga në kthesë ka qenë shpejtësia.

Nga aksidentet dje humbi jetën një vajzë në Shkodër dhe u plagosën dy persona në Milot.