MENU
klinika

NBA

Mposhten kampionët, Nuggets thyejnë Clippers

13.01.2020 - 11:21

Jo vetëm kryesuesit e konferencave në NBA dhurojnë spektakël, por edhe vendet e dyta apo të treta. San Antonio fitoi 105-104 ndaj Toronto, një ndeshje e vendosur në minutën e fundit në favor të Spurs.

Kampionët kanadezë e dominuan takimin në shumicën e kohës (Ibaka 21 pikë e 14 rebound), duke u shkëputur deri në 18 pikë. Gjithsesi, në fund erdhi përmbysja e San Antonio, ku u dallua DeRozan me 25 pikë.

Ndërsa Denver Nuggets mori një fitore të rëndësishme ndaj Los Angeles Clippers me shifrat 114-104, përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit.

7 lojtarë të Denver realizuan mbi 10 pikë (Nikola Jokic 20 pikë e 15 rebound), ndërsa 30 pikët e Leonard për miqtë mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi i Memphis, që mundi 122-102 Golden State, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Ndeshje e mirë e Valanciunas, me 31 pikë e 19 rebound.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN