MENU
klinika

Nga Salih Mehmeti

‘Murgu i Voskopojës që shkruajti shqip qysh më 1731’

22.01.2020 - 07:20

Diskutimi për fillesat e nacionalizmit shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve të shkencave humane.

Pashallëku i Janinës që mori thuajse formën e një shteti të pavarur, reformat e Tanzimatit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit citohen shpesh si momente vendimtare kur u shfaq nacionalizmi modern shqiptar, shkruan Konica.al.

Hulumtimet e thelluara mund të përmbysin shpejt këtë skemë. Shkëndija të proto-nacionalizmit shqiptar shpërthyen edhe në mjediset kishtare në jug.

Pikërisht në mjediset e igumenëve ku kishte përpjekje për të barazuar mësimin e shqipes me herezi, u bënë përpjekjet e para për shkrimin e shqipes.

Fjala bjen, murgu i Voskopojës Nektar Tërpo qysh më 1731 shkroi një mbishkrim në vllahisht, greqisht, shqip dhe latinisht.

Ky gjendet në manastirin e Ardenicës në Fier.

Fjalia shqipe e shkruar me alfabet grek është si vijon:

Origjinali: «Βήργκηνε Μάμε ἐπεραντίσ οὐρά πρέ νέε φάς τόρα τοι»
Transliterimi: «Vergine Mame eperndis ura pre nee fas tora toi»
Transkriptimi: «Virgjin ë Mame eperndis uro prë nee faj torëte»
Përkthimi: «Virgjëreshë dhe nënë e Perëndisë uro për ne fajtorët»
Është e panevojshme të thuhet se gjatë tërë kësaj periudhe, nuk ekziston as edhe një përpjekje e vetme e mileut intelektual në Perandorinë Osmane për të ndërmarrë një nismë të tillë (me përjashtim të rilindasve si vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini, etj). konica.al/

© Salih Mehmeti