MENU
klinika

Më pas del me të kuq

Muriqi shënon dhe hipotekon fitoren e Fenerbahces

18.01.2020 - 20:40

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk ndalet së shënuari me Fenerbahcen në kampionatin turk.  Pasditen e sotme ka shënuar në fitoren 2-0 jashtë fushe ndaj Gaziantep.

Gjiganti i sulmit shënoi në minutën e 92-të golin e dytë, që hipotekoi edhe fitoren, teksa shfrytëzoi në maksimum pasimin e Ozan Tufan.

Ky ishte goli i 11-të sezonal për Muriqin. Gjithsesi, jo çdo gjë shkoi mirë për sulmuesin, pasi në minutën e 95-të ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 futbollistë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN