15.01.2020 - 14:04
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ia ka dërguar me shkrim sot Lëvizjes Vetëvendosje ofertën që e kishin bërë edhe në mbledhjen e fundit në 8 janar.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se këtë ofertë e kanë përcjellë me shkrim me kërkesë të kryetarit të LV-së, Albin Kurtit.
“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”– kanë deklaruar nga LDK-ja.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kur do gjendet gjuha e përbashkët?
Shpërfillja e ndërkombëtarëve nga LVV dhe LDK
Po, për çfarë bëhet fjalë?
LDK konfirmon ofertën e re të VV’së
A do shtohen ministritë?