MENU
klinika

Kupa e Italisë

Napoli eliminon Lazion, Hysaj merr të kuq

21.01.2020 - 22:45

Napoli ka lënë pas serinë e humbjeve në kampionat dhe është rikthyer te fitorja në Kupën e Italisë, teksa fiton 1-0 ndaj Lazios dhe kalon në gjysmëfinale.

Ndeshja ka nisur njëherë me gol, ku Insigne ka mposhtur Strakoshën që në minutën e dytë. Në minutën e 10-të Immobile humb penallti dhe ndeshja merr rrjedhë tjetër.

Hysaj ndëshkohet me të verdhën e dytë në të 19’ dhe lë Napolin me 10 lojtarë. Por të njëjtin fat ka edhe Lucas Leiva në 25’. Dy skuadrat me nga 10 lojtarë.

Në fund shënon Lazio, por goli anulohet. Napoli fiton dhe do të presë në gjysmëfinale fituesin e duelit Fiorentina-Inter, teksa në këtë fazë do të jenë me system vajtje-ardhje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN