MENU
klinika

Interesat e aleancës

NATO duhet të qëndrojë larg Lindjes së Mesme!

20.01.2020 - 21:20

Pesë ditë pasi Shtetet e Bashkuara vranë një komandant të lartë ushtarak iranian, presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ai do t’i kërkonte NATO-s “të përfshihej shumë më shumë në Lindjen e Mesme”.

Trump, më vonë i bëri thirrje aleancës prej 29 anëtarësh që të dërgojë më shumë trupa në Lindjen e Mesme dhe të rrisë rolin e saj në “parandalimin e konfliktit” në rajon.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, fillimisht u duk se iu përgjigj kërkesës së Trump, duke thënë se aleanca e Atlantikut mund të bëjë më shumë në Lindjen e Mesme. Por ai që atëherë ka sinjalizuar që NATO nuk do të vendosë trupa luftarake në rajon.

Aleanca aktualisht ka 400 personel në Irak, si pjesë e një misioni për të trajnuar ushtrinë e vendit për të parandaluar ringjalljen e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL, ose ISIS). Por menjëherë pas vrasjes së Soleimani, NATO-ja pezulloi përkohësisht aktivitetet e trajnimit të misionit jo-luftarak.

As NATO dhe as Mbretëria e Bashkuar, aleati më i ngushtë i Uashingtonit, nuk u njoftuan për operacionin e SHBA për të vrarë komandantin e Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

“Kriza e tanishme ka thelluar ndarjet në të gjithë Atlantikun dhe ka rritur mundësinë e aleatëve evropianë të distancohen nga një Shtetet e Bashkuara gjithnjë e më të paparashikueshme,” tha Daalder, i cili tani është presidenti i Këshillit të Çikagos.

Daalder tha se kërkesa ishte bazuar në besimin e Trump se interesat e Evropës ishin më të lidhura me rajonin sesa ato të SHBA-së.

Jamie Shea, nga grupet e mendimit të Brukselit, Friends of Europe, tha se vendet anëtare të NATO-s duhet të shqyrtojnë kërkesat e Trump për të kontribuar në operacionet e Lindjes së Mesme, si një opsion “për ta bërë NATO-n më të rëndësishme për Mesdheun dhe Turqinë, madje dhe për Trump “.

“Çdo krizë është një mundësi,” shtoi ai.

Disa ekspertë thonë se hapat e ardhshëm të NATO-s në Lindjen e Mesme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Krijimi, zgjerimi, kërcënimet

70-vjetori i NATO-s dhe sfidat e aleancës

Stoltenberg tregon përpjekjet e aleancës

“NATO përgatitet t’u përgjigjet sfidave të reja”