MENU
klinika

Premier League, java 21

Ndalet Chelsea, rivalët “fërkojnë” duart

01.01.2020 - 15:30

Chelsea nuk e ka nisur mirë vitin 2020, teksa që në ndeshjen e parë nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë me Brighton, rezultat që u shkon për shtat rivalëve për zonën Champions.

Blutë e Londrës e nisën mirë takimin, teksa që në minutën e 10-të shënoi Azpilicueta. Dhe me 0-1 të besuarit e Lampard e mbyllën 45 minutëshin e parë.

Por në pjesën e dytë vendasit rritën presionin dhe në 84’ barazojnë me Jahanbakhsh me supergol. Minutat e fundit ishin të luftuara, por dy skuadrat nuk marrin më shumë se një pikë. Ndeshja tjetër e orës 13:30, Burnley-Aston Villa u mbyll 1-2.