MENU
klinika

Del me të kuq

Ndodh në Angli, 2 kartonë për 12 sekonda

28.01.2020 - 17:44

Dy kartonë të verdhë për 12 sekonda lojë. Episodi vjen nga Anglia, aty ku lojtari i Garforth Town, Alex Low bën gjithçka keq. Futbollisti gjysmë-amator humbi toruan në minutat e fundit.

Ai bëri dy ndërhyrje të rrezikshme ndaj dy kundërshtarëve. Fillimisht, Low shkaktoi faull në sulm, por gjyqtari vijoi lojën, duke i dhënë të drejtë ekipit të Bridlington që të sulmonte.

Gjithsesi, i këtij mendimi nuk ishte Low, që ndërhyn sërish mbi këmbët e kundërshtarit. Këtë herë gjyqtari nuk priti aspak duke akorduar faull. Ndërhyrje që detyruan gjyqtarin ta ndëshkojë me dy kartonë të verdhë, nga një për secilën faull dhe më pas ta përjashtonte me të kuq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Speciale/Maradona 35 vjet më parë

Ndërhyrja brutale që ndryshoi historinë e La Liga

Shqiptari në historinë e Bundesliga

Rekordi negativ i Gjasulës, 10 kartonë në 18 ndeshje