MENU
klinika

Çfarë njofton OBSH?!

“Ndryshimet klimatike, ndër sfidat shëndetësore në dekadën e ardhshme”

16.01.2020 - 22:17

Kriza e klimës dhe ndryshimet klimatike janë një nga 13 sfidat shëndetësore në dhjetë vitet e ardhshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Vendet po investojnë shumë në mbrojtjen e qytetarëve të tyre nga sulmet terroriste, por jo edhe nga sulmet e viruseve, të cilat mund të jenë shumë më vdekjeprurëse dhe shumë më të dëmshme në aspektin ekonomik dhe shoqëror.

Duke përcaktuar ndryshimet klimatike si një nga 13 sfidat në dekadën e ardhshme, OBSH theksoi se ndotja e ajrit vret rreth 7 milionë njerëz në vit duke shkaktuar dukuri ekstreme të motit dhe duke inkurajuar përhapjen e sëmundjeve infektive si malaria.

“Të njëjtat emetime globale të ngrohjes janë përgjegjëse për më shumë se një të katërtën e vdekjeve nga sulmet në zemër, sulmet në tru, kanceri i mushkërive dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes”, tha Ghebreyesus, kreu i OBSH duke shtuar se ‘’udhëheqësit botërorë duhet të punojnë së bashku për të adresuar efektet shëndetësore të pasojave të ndryshimeve klimatike’’.

Ai theksoi se këtë vit OBSH-ja do të punojë për të zhvilluar një sërë politikash për të ndaluar ose zvogëluar rreziqet shëndetësore të ndotjes së ajrit.

Përveç ndryshimit të klimës, OBSH renditi edhe sfida të tjera për dekadën e ardhshme, siç janë: ofrimi i shërbimeve shëndetësore në konflikte dhe kriza, përmirësimi i kujdesit shëndetësor, zgjerimi i aksesit ndaj ilaçeve, ndalimi i përhapjes së sëmundjeve infektive, përgatitja për epidemi, mbrojtja e njerëzve nga produktet e rrezikshme.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”