MENU
klinika

Arsyet

Ndryshon plani i Napolit për Elseid Hysajn

06.01.2020 - 15:51

Mendohej se në janar Elseid Hysaj më shumë mundësi do të largohej nga Napoli, kjo për dy arsye. E para, futbollistit shqiptar i skadon kontata në qershor dhe, e dyta, nuk po gjente më hapësirë në ekip.

Por duket se Napoli ka ndryshuar mendim. Problemet që po kalon skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso në prapavijë kanë ndryshuar situatën e shkodranit.

Ghulam nuk luan prej muajsh dhe nuk është grumbulluar as për ndeshjen me Interin. Drejtori sportiv Giuntoli synon t’i gjejë një destinacion të ri algjerianit, me shumë mundësi në Francë, ku do të merrte minutat e nevojshme në këmbë.

Malcuit është në fazën riaftësimi për shkak të një dëmtimi, ndaj alternativat në prapavijë kanë shteruar. Kjo është arsyeja pse klubi napolitan ka vendosur të mos e shesë shqiptarin.

Madje flitet që të rinovohet kontrata me Hysajn, në mënyrë që edhe nëse vjen një fortë në verë, Napoli të ketë mundësi të përfitojë nga shitja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E ardhmja e mbrojtësit kthehet në 'telenovelë'

Ç’do të ndodhë me Elseid Hysaj?