MENU
klinika

Kur do të shlyhen detyrimet e prapambetura?

“Në 2019 nuk u realizua parashikimi i të ardhurave”

21.01.2020 - 12:35

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për vitin 2021 nuk do të ketë më para që do të jepen për ribursimin e TVSH, pasi pritet të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura.

Lajmin e ka dhënë drejtoresha e Përgjithshme e tatimeve, Delina Ibrahimaj, e cila është shprehur se është ndërmarrë një angazhim që të gjithë kërkesat për të cilat nuk janë kërkesa që paguhen me këste nën vlerën 100 milion lekë janë bërë zero dhe se deri në qershor 2021 do të shlyhen të gjitha prapambetjet e rimbursimit.

“Kemi shlyer kërkesat brenda afatit ligjor. Pjesa e prapambetur është në 70 % që i atribuohet Tap dhe sigurisht kanë krijuar këto debi. Synojmë që ta shlyejmë brenda qershorit 2021. Ribursimi nuk do ketë prapambetjet për sa i përket rimburismit. Plani është që të kemi 2 miliard lekë më shumë se viti i kaluar për ribursimin e TVSH. do të publikohet brenda Janarit që të jetë transparent.”– tha Ibrahimaj.

Për herë të parë nga Drejtoria e Tatimeve është pranuar edhe se përgjatë 2019 nuk është realizuar parashikimi i të ardhurave duke theksuar se shkak për këtë është bërë mungesa e të ardhurave tatimore nga investimet e huaja.

“Ka pasur mosrealizim të të ardhurave gjatë 2019 kryesisht nga TVSH. Nuk ka një shifër konkrete se sa është informalitetit në vend. Sektori i Ndërtimit ka pasur një ecuri të dobët gjatë 2019 dhe nuk ka arkëtuar të ardhura. Kemi propozuar krijimin e një drejtorie të vecantë për të monitoruar dhe ndjekur të gjitha proceset me skemat e mashtrimit.”- tha Ibrahimaj.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Ndër të tjera Ibrahaimaj është shprehur se Drejtoria e Tatimeve do të fokusohet tek rritja e eficencës me qëllim uljen e informalitetit.

“Do fokusohemi tek rritja e eficenses, me qëllim uljen e informalitetit dhe rritjen e deklarimin. Në fokus baret dhe restorantet si dhe sektori i hidrokarbureve, ndërtimi dhe nëndeklarimi i pagave. Do të ndjekim dy reforma kryesore fiskalizimi dhe shkëmbimi i informacioneve me vendet e huaja”- tha Ibrahimaj.

Ibrahimja më pas ka shtuar se në qershor të këtij viti do të jenë tre shërbime online ndërkohë që procesi i digjitalizimit do të vijojë.

“Qershor 2020 do të jenë 3 shërbime te tjera online, deri në fund të vitit do të ketë edhe shërbime të tjera, pjesë e shërbimeve online do të jete edhe rimbursimi i TVSH-së. Brenda 2020 do të përfundohet një strategji komunikimi me tatimpaguesit, nga shkurti do të zhvillojmë angetimin për kënaqësinë e tatimpaguesit. Rritje të bashkëpunimi me DPSHTRR, kadastrën doganën OSHEE dhe bankat”- tha më pas Ibrahimaj.

Për sa i përket efazionit dhe shkeljeve gjatë kontrolleve në terren, Ibrahimaj është shprehur se inspektorët do të pajisen me GPS për të gjurmuar çdo lëvizje.

“Do të kemi propozime te ndryshme ligjore për gjurmimin e evazionit fiskal. Do përdoret sistem i GPS për të rritur eficensën e inspektorëve tatimor, që gjurmon vendodhjen e inspektorve.”- tha Ibrahimaj.