MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Në luftën SHBA-Iran, do të ketë vetëm një fitues!

08.01.2020 - 16:00

Vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të urdhëruar vrasjen e Qassem Suleimani, komandantit më të fuqishëm ushtarak të Iranit, rrezikon shpërthimin e një lufte gjithëpërfshirëse midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës Islamike.

Ka vetëm një fitues në këtë situatë: Kina.

Me gabimin e fundit të Trump, historia mund të mos përsëritet. Kur George W. Bush nisi punën si president në janar 2001, këshilltarët e tij neokonservatorë e identifikuan Kinën si kërcënimin më të madh afatgjatë për SHBA.

Kështu që administrata e tij e etiketoi Kinën si një “konkurrent strategjik” dhe u përpoq të kontrollonte rivalin aziatik të Amerikës.

Gjithçka ndryshoi në 11 shtator 2001, kur SHBA u godit nga sulmi i vetëm terrorist më vdekjeprurës në histori. Administrata e Bushit u mor me hakmarrjen ndaj al-Kaedës, një objektiv që çoi në vendimin katastrofik për të pushtuar Irakun dy vjet më vonë, saqë e harruan spektaklin e superfuqisë aziatike.

Vetëm tre muaj pas 11 shtatorit, administrata e Bushit nënshkroi pranimin e Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë. Në vitin 2000, prodhimi ekonomik i Kinës arriti në 1.21 trilion dollarë, më pak se 12% të PBB-së së SHBA. Në fund të mandatit të dytë të Bushit, në vitin 2008, PBB-ja e Kinës kishte arritur në 4.6 trilion dollarë.

Në këtë kuptim, Kina i detyrohet “mrekullisë së saj ekonomike” sulmeve terroriste të 11 shtatorit,  ose, më saktë, përgjigjes katastrofike të administratës së Bushit.

Dy dekada pas kësaj ngjarjeje, ne mund të themi të njëjtën gjë për vrasjen e Sulejmanit.

Ashtu si Bush, kur Trump hyri në Shtëpinë e Bardhë, miratoi një politikë disi të ashpër ndaj Kinës, duke nisur nga një luftë tregtare që  ende nuk është zgjidhur.

Trump e vrau Suleimanin dhe të gjithë sytë u drejtuan nga Irani. Nëse konflikti vazhdon të përshkallëzohet SHBA ka të ngjarë ta zhvendosë Kinën në vatrën e politikës së jashtme.

Ngjarjet në Lindjen e Mesme paraqesin një mundësi strategjike për Kinën. Por, siç e pranon Xi, më mirë për të është të deklarojë mbështetjen për Iranin, dhe të vazhdojë të importojë naftë iraniane, por të shmangë zemërimin e Trump.

Por, Kina nuk mund të kalojë plotësisht pa u vënë re.

Irani tashmë ka deklaruar që marrëveshja bërthamore e vitit 2015, Plani i Përbashkët i Veprimit i Përbashkët, ka marrë fund.

Nëse udhëheqësit e Iranit besojnë se SHBA do të kërkojnë të shmangin të njëjtat gabime strategjike si Bush, duke përfshirë edhe Kinën, ata mund të zgjedhin hakmarrje më të guximshme.

Trump ende mund të shmangë bërjen e të njëjtit gabim.

Por për shembull, duke kërcënuar të sulmojë vendet kulturore iraniane (një krim lufte), nëse vendi hakmerret, ky do të jetë një “shans” i artë për Kinën.

Minxin Pei është Profesor i Qeverisë në Kolegjin Claremont McKenna dhe pjesë e Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Trump kërkon të nisë bisedimet

Marrëdhëniet SHBA-Iran po përmirësohen


Pse lëvizja mund të rrisë tensionet mes dy vendeve

SHBA zhvendos sistemin raketor Typhon pranë Kinës

Gratë snajperiste poshtëruan iranianët

Kush fshihet pas Kupolës së Hekurt?

Pse “dragoi” ka në dorë rrjedhën e luftës?

Rusia mund të tërhiqet nga Ukraina, falë Kinës

Teherani kërcënon me një armë të re

Hakmarrja e Izraelit ndaj Iranit nuk do të vonojë

Franca dhe Gjermania dalin jashtë loje

Veriu i Evropës merr në dorë “frenat” e NATO-s