MENU
klinika

Sondazi i Tiranës për tifozët

Në “Selman Stërmasi” apo “Air Albania”?

27.01.2020 - 16:42

Me pesë fitore radhazi, skuadra e Tiranës është duke kaluar momente të shkëlqyera në Supeligë. Bardheblutë tashmë janë në vend të dytë dhe një pikë larg Kukësit kryesues.

Ndeshja e radhës është me Teutën, që mban vendin e tretë. Së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Tiranës në rrjetet sociale, është hapur një sondazh për tifozët.

Klubi ka ftuar mbështetësit e tij të votojnë nëse ndeshjen e radhës përballë Teutës duan ta zhvillojnë në “Selman Stërmasi” si zakonisht, apo në impiantin e ri “Air Albania”.

SONDAZH

Duke vlerësuar shumë të rëndësishme ndeshjen e radhës në kampionat, KF Tirana fton tifozët bardheblu të votojnë me komente njërën nga dy alternativat e mundshme:

“Air Albania” apo “Selman Stermasi”, në cilin stadium dëshironi të luhet ndeshja Tirana – Teuta, të dielën, ora 17:00.

Klubi e cilëson përballjen me durrsakët tepër të rëndësishme ndaj mesa duket kërkon një atmosferë elektrizuese, duke qenë se tifozeria bardheblu ka ditur të mbushë stadiumin në këtë sezon, por jo vetëm.

www.konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 19

Goleadë e Tiranës, merr kreun provizor