MENU
klinika

Çfarë u diskutua me Merkel?

“Në shkurt vjen një mision nga Gjermania”, Rama zbulon një tjetër temë

28.01.2020 - 11:35

Kryeministri Edi Rama zbulon një tjetër temë të rëndësishme, që ka diskutuar ditën e djeshme në Berlin, gjatë takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Bëhet fjalë për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, për të cilën Rama sqaron në “Facebook” se “në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave”.

“Meqënëse disa miqve këtu u ka kaluar pa e vënë re përmbledhja e djeshme nga Berlini dhe vijojnë përsërisin kërkesën për njohjen e patentave të drejtimit në Gjermani, ju informoj të gjithëve se e kam biseduar këtë kërkesë, zyrtarisht të kahershme në fakt, por për herë të parë drejtëpërdrejtë me kancelaren dje. Dhe në shkurt vjen një mision nga ministria e transporteve të Gjermanisë, për të bërë një raport në funksion të procedurës që do të kryhet nga qeveria federale për njohjen e patentave.

Nga ana tjetër, meqë jemi tek kjo temë, jemi njoftuar po dje nga qeveria greke se në javët në vijim do të hyjë në procedurën e parlamentit të Greqisë njohja e patentave shqiptare të drejtimit, siç është dakordësuar në tryezën e dialogut mes dy shteteve tona”, shkruan Rama.

“Disa s’duan bonusin e qirasë, qëndrojnë në çadra”

Ahmetaj flet për ‘familjet e harruara’: Shtëpitë do u rindërtohen!

Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Tjetër tërmet lëkund vendin

"Do ketë 5 ditë me reshje intensive shiu, bëni kujdes!"

Prefektura e Shkodrës njofton qytetarët, ja për çfarë i paralajmëron

"E turpshme për shtetin. Zgjedhjet e 25 prillit janë…"

“Ju bëri zbor një plak”, ish-deputeti i PD akuzon Policinë për paaftësi