MENU
klinika

Deri në zgjedhjet e parakohshme

Nëse zgjidhet çështja e MPB-së, nesër votohet Qeveria teknike

02.01.2020 - 12:10

Maqedonia e Veriut nga nesër e deri në zgjedhjet e 12 prillit do të drejtohet qeveria e re teknike, në krye të së cilës pritet të jetë ministri aktual i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.

Koncepti i qeverisë teknike u aplikua pas krizës së thellë politike në vitin 2015, në kohën kur lideri i LSDM-së Zoran Zaev, kishte filluar të publikonte bisedat e përgjuara telefonike përmes të cilave u ngritën dyshime për shumë zyrtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit dhe vetë ish kryeministrin për përfshirje në krime të rënda.

Publikimi i “bombave” e çoi vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vitin 2016 që u organizuan për herë të parë nga Qeveria Teknike, për të cilën kishin rënë dakord katër partitë më të mëdha politike pas bisedimeve disa mujore në lagjen Përzhinë të Shkupit.

kolana e librave

Ky koncept që u arrit me ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtarë tani është obligim ligjor.

Qeveria teknike formohet 100 ditë para zgjedhjeve, kurse i pari i Qeverisë Zoran Zaev ka paralajmëruar se më 3 janar do të jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Sipas procedurave Parlamenti e konstaton dorëheqjen me çka bie gjithë qeveria, kurse më pas presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia jep mandatin ministrit të punëve të brendshme Oliver Spasovski, i cili u propozua nga LSDM-ja për kryeminstër të Qeverisë teknike.

Spasovski duhet ta propozojë qeverinë e re, kurse parlamenti pritet ta votojë аtë përbërje qeveritare e cila do ta drejtojë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme dhe formimin e qeverisë së re