23.01.2020 - 20:18
“Top Channel” po rikthen në ekran sezonin e tretë të emisionit të njohur “Top Talent”.
Këtë vit, spektakli do të vijë me një gamë më të gjerë konkurrentësh, ndërsa prezantuesja e emisionit do të jetë Ori Nebiaj.
Autore e edicionit të tretë të “Top Talent” do të jetë Ilda Lumani, ndërsa regjia i është besuar Redi Trenit. Gjithashtu, producente ekzekutive këtë vit do të jetë Ledja Liku, ndërsa edhe juria do të ndryshojë. Pjesë e jurisë do të jenë Anita Haradinaj, Jonida Vokshi, Olti Curri dhe Hervin Culi.
“Top Talent” do të nisë transmetimin në “Top Channel” ditën e nesërme (e premte), në orën 21:00.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
“Ore beqar je, të të marr për shtëpi?"