MENU
klinika

Kush është më i pasuri i Singaporit?

Nga punëtor fabrike në një miliarder

27.01.2020 - 14:51

Zhang Yong, një 49 vjeçar nga Singapori ka një vlerë neto prej 13.9 miliardë dollarësh, një vlerë që i jep titullin “njeriu më i pasur në vend”.

Zhang lindi në 1970 në qarkun rural të Jianyang, i cili ndodhet në provincën Sichuan në jug-perëndim të Kinës. Miliarderi kinez bëri pasurinë e tij nga Haidilao, një zinxhir global i restoranteve.

Si adoleshent, Zhang edukoi veten duke lexuar libra ndërkombëtarë nga biblioteka e tij lokale, një zbulim i rrallë gjatë një kohe kur qeveria komuniste po vinte në dispozicion vetëm librat e propagandës.

Si i ri, Zhang punoi si saldator në një fabrikë të traktorëve të drejtuar nga qeveria për gjashtë vjet, duke fituar 14 dollarë në orë. Në moshën 19-vjeçare, Zhang nisi punë në një restorant lokal.

Pasi ra në mosmarrëveshje me punëdhënësin e tij, Zhang u largua nga puna e tij dhe huazoi para nga tre miq përfshirë edhe gruan e tij, për të hapur një restorant të vogël. Zhang tërhoqi klientët në restorantin e tij me katër tavolina duke reklamuar racione falas dhe zbritje në ushqime.

Katër vjet më vonë, ai hapi dyqanin e tij të tretë në Kinën qendrore, por dështoi. Përveçse dëshiron të trajtojë klientët e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, Zhang kurrë nuk kishte një strategji biznesi. Ai thjesht donte të shpëtonte nga varfëria që ai kishte jetuar gjatë fëmijërisë së tij.

Midis 2011 dhe 2012, Zhang u kthye në shkollë dhe përfundoi dy programe në Shkollën e Biznesit Cheung Kong në Pekin.

Përfundimisht, reputacioni i Haidilao u rrit dukshëm për shkak të shërbimit cilësor duke i mundësuar Zhang zgjerimin e biznesit edhe në fusha të ndryshme. Në 2018 thuhej se Zhang po hapte një restorant të ri çdo 3 ditë për një periudhë tre mujore.

Vlera e miliarderit shpërtheu kur Haidilao doli në publik në bursën e Hong Kongut në Shtator 2018. Vlera e saj u njëzetfishua duke kapur vlerën e 963 milion dollarëve vetëm në një vit. Sipas Forbes, Zhang bëri shitje prej 17 miliardë dollarësh në vitin 2019.

Zhang u transferua në Singapor në të njëjtin vit, ku jeton me familjen e tij në një shtëpi njëkatëshe me vlerë 20 milion dollar.

Në vitin 2019 Zhang gjithashtu u bë njeriu më i pasur në Singapor. Miliarderi tërhoqi disa kritika në internet nga njerëzit kinezë që ndiheshin të tradhtuar nga biznesmeni që emigroi.

Për më shumë lajme klikoni në www.konica.al