MENU
klinika

Premier League, Java 23

Ngec sërish Tottenham, Champions edhe më larg

18.01.2020 - 15:23

Duket se synimi për pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm mbetet vetëm një dëshirë për Tottenham, që nuk fiton prej  4 ndeshjesh.

Të besuarit e Mourinhos nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në fushën e Watford. Ndeshje e luftuar, por ka munguar goli. Mungesa e Harry Kane po ndihet shumë te Tottenham.

Në të 70-n vendasit kanë humbur një shans të artë. Pas një topi të prekur me dorë, arbitri Oliver dha penallti. Troy Deeney mori topin, por kapiteni u ndal nga portieri Gazzaniga, i cili shpëtoi ekipin e tij.

Ndërkohë, Eriksen, që pritet të kalojë tek Inter, ka hyrë në fushë në minutën e 72’ në vend të Dele Alli. Megjithatë, rezultati nuk ka ndryshuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN