MENU
klinika

Hapin e parë e hedhin bizneset e mëdha

Nis faza e parë e fiskalizimit për xhiron ditore

21.01.2020 - 13:31

Në shtator të këtij vit do të nisë faza e parë e procesit të fiskalizimit ndërkohë ligji është publikuar në fletoren zyrtare.

Sistetmi aktul i kasave fiskale do të ndryshojë. Aktualisht bizneset e raportojnë xhiron e tyre në tatime vetëm një herë në ditë, kur mbyllin aktivitetin dhe shtypin kasën për të transmetuar xhiron ditore. Por me ligjin e ri dhe programin që do të instalohet, çdo kupon që pritet do të transmetohet në kohë reale në serverin e tatimeve.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Fillimisht fiskalizimi do të nisë me bizneset e mëdha, me xhiro mbi 8 milionë lekë. Në janar të 2021-shit do të përfshihen edhe subjektet e tjera. Kurse për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

Gjithsesi sistemi i ri i kasave mund të fillojë të zbatohet me dëshirë nga bizneset, që nga prilli i këtij viti. Instalimi i programit të ri do të ketë edhe një kosto shtesë për biznesin, që sipas Ministrisë së Financave do të jetë minimale dhe nuk e kalon shifrën 5 mijë lekë.

Por bizneset sidomos ato të vegjël, janë ankuar se rritja e kostove është e lartë dhe llogaritet në rreth 1300 euro për çdo subjekt, ndërsa përdorimi i sistemit është i vështirë, pasi kërkon njohuri kompjuterike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financat nuk tërhiqen nga afati

Fiskalizimi nis në janar 2020, testimi në tetor

"Kostot e instalimit janë të larta"

Fiskalizimi nis me biznesin e madh