MENU
klinika

Miratohen rregullat

Nis gjyqi ndaj Trump, përplasje mes palëve

22.01.2020 - 16:12

Pas një dite dhe nate të gjatë, Senati miratoi një sërë rregullash lidhur me gjykimin e tij të fajësimit.

Në 13 orë debat të egër në ditën e parë të shqyrtimit të çështjes, prokurorët demokratë u përplasën ashpër me avokatët e Trumpit për procesin, ndërsa republikanët kundërshtuan kërkesat e tyre për më shumë dëshmitarë.

Rezoluta, e paraqitur nga Drejtuesi i shumicës së Senatit Mitch McConnell, bën thirrje që secila palë të marrë deri në 24 orë për të argumentuar çështjen e tyre, gjatë tre ditëve.

Masa u miratua me 53 vota pro e 47 kundër, pasi senatorët hodhën poshtë 11 ndryshime të ofruara nga demokratët e pakicave.

Këto ndryshime i bëjnë thirrje Senatit që të heqë dorë nga të dhënat dhe dokumentet nga agjenci të ndryshme, përfshirë Departamentin e Shtetit, Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentin e Mbrojtjes.

McConnell, R-Ky., publikoi të hënën rezolutën e tij ku përshkruante hapat e ardhshëm, përfshirë një javë diskutimesh. Ditën e martë, drejtuesit e Senatit bënë ndryshime shtesë në afatin e gjykimit.

McConnell kishte nevojë për një shumicë të thjeshtë, 51 vota, për të aprovuar rezolutën e tij, duke përcaktuar se sa kohë do t’i duhet ekipit mbrojtës të presidentit për argumentet e tyre. Republikanët kanë 53 vende në Senat.

Pse nuk ka gjasa që Senati të dënojë Trump?

Pritshmëritë që Senati amerikan të votojë për të dënuar Trump nuk janë shumë të larta sepse ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve që ka një shumicë demokratësh, Senati ka një shumicë republikanësh, të cilët nuk do të votonin që të hiqnin nga detyra një president republikan.

Çfarë ndodh nëse Trump dënohet nga Senati?

Kjo do të ishte shumë e pazakontë, por ai do të largohej nga posti i presidentit dhe do t’i ndalohej që të emërohej apo të kandidonte për një post federal në të ardhmen.

Nëse ai nga largohet nga detyra, mbi të mund të rëndojnë edhe akuza të reja.

A do të ishte Trump presidenti i parë që largohet nga detyra?

Asnjë president amerikan nuk është përzënë nga Shtëpia e Bardhë në këtë mënyrë, por Richard Nixon, i cili ka qenë president nga viti 1969 deri në 1974, iu afrua goxha: ai zgjodhi të jepte dorëheqjen përpara se ta shkarkonin.

Kështu që, po: Trump mund të bëhet presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që shkarkohet nga Senati. Por kjo nuk pritet të ndodhë, e as nuk pritet që Trump të japë dorëheqjen.

Përkthyer dhe përshtatur nga BBC/ konica.al