MENU
klinika

Akord me Veronën edhe për Kumbullën

Një koloni shqiptarësh te Napoli?

28.01.2020 - 10:57

Pas Amir Rrahmanit, një tjetër shqiptar mund të kalojë te Napoli në këto ditët e fundit të merkatos. Klubi napolitan pasi siguroi shërbimet e kosovarit po nga Verona, ka arritur të dakordësohet sërish me veronezët edhe për Marash Kumbullën.

Sipas mediave italiane, të kaltrit janë të gatshëm të paguajnë 20 milionë plus katër të tjera në formë bonusi, si edhe ta lejojnë Kumbullën që të mbyllë këtë sezon me klubin aktual.

Marash Kumbulla ka pas vetes një sërë klubesh të cilat po bëjnë të pamundur të sigurojnë shërbimet e tij. Talenti shqiptar ka zhvilluar një sezon befasues deri më tani me fanellën e Veronës, duke u shndërruar në një nga liderët e skuadrës edhe pse vetëm 19-vjeç.

Personaliteti dhe cilësia e shfaqur në fushë e kanë bërë emrin e tij nga më të përfolurit në merkaton e janarit. Por, së fundmi duket se ka diçka konkrete edhe në këtë drejtim.

Më pas në verë, ashtu si në rastin e Rrahmanit, të transferohet në Napoli. Klubi i Veronës duket se ka mbetur i kënaqur nga oferta e fundit dhe është gati të pranojë, ndërsa tashmë topi ka kaluar në fushën e Kumbullës.

Do jetë pikërisht mbrojtësi ai që do marrë vendimin final nëse do bashkohet me Napolin, apo pretendon një tjetër hap në karrierë. Nëse arrihet edhe tansferimi i Kumbullës, bëhen tre shqiptarë te Napoli, përfshi Hysajn, të tre në mbrojtje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Luftë" për talentin shqiptar

Inter sfidon Napolin, “prenoton” Kumbullën