Arbana Osmani ka vizituar kampin e përqendrimit në Aushwitz.
Moderatorja e njohur shqiptare ka publikuar para pak minutash disa foto nga “kampi i vdekjes”, që të thyejnë zemrën.
Ajo shprehet se kjo është një nga përvojat më drithëruese që ka pasur në jetë dhe e kuptojmë!
Në një seri fotosh të publikuara nga brenda kampit, Arbana na tregon këpucët e viktimave, rrobat e fëmijëve apo shtretërit prej druri ku flinin ata, që të prekin në shpirt.
Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milionë persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët.
Nuk e dimë nëse ky udhëtim i Arbanës lidhet me ndonjë nga historitë e saj të dhimbshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, por gjithsesi na mbetet të presim këtë fundjavë.
www.konica.al