MENU
klinika

Pritet zyrtarizimi

Një shqiptar i bashkohet Hysajt te Napoli

16.01.2020 - 22:50

Ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, por konkurrenca e fortë para disa vitesh e la jashtë Europianit. Fjala është për Amir Rrahmanin, sot pjesë e përfaqësueses së Kosvës.

Prej kohësh dhe kishin ardhur konfirmime nga më të ndryshmet, por tani nuk ka më asnjë dilemë për transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli.

Pas pak muajsh me fanellën e Verona-s, ku ka bërë paraqitje mbresëlënëse, mbrojtësi ka siguruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon me skuadrën napolitane, ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë.

Për kartonin e Rrahmanit, Napoli do të paguajë 14 milionë euro në arkat e Veronës, ndërsa mbrojtësi do të vijojë të qëndrojë në “Bentegodi” deri në fund të sezonit dhe vetëm verën e ardhshme do të vihet në dispozicion të Gattusos.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN