MENU
klinika

Biznesmeni është tifoz me "Topçinjtë"

Njeriu më i pasur i Afrikës do të blejë Arsenalin

13.01.2020 - 23:08

Premier League është e hapur për investitorë dhe nuk paragjykon asnjë blerës. Mjafton të kujtojmë që Manchester City, Manchester United, Leicester, Chelsea e shumë klube të tjera kanë pronarë jo anglezë.

Por tashmë edhe Arsenal mund të kalojë në duart e një biznesmeni të huja. Bëhet fjalë për njeriun më të pasur në Afrikë, Aliko Dangote, që kërkon të blejë klubin londinez në vitin 2021.

Tifozi miliarder i “Topçinjve” është i vendosur për të hequr pronarin aktual Stan Kroenke. Nigeriani krenohet me pasurinë e tij që arrin një vlerë neto prej më shumë se 8.5 miliardë paundësh.

Aliko e zhvilloi shumë vitet e fundit pasi themeloi firmën “Dangote”, prodhuesin më të madh të çimentos në Afrikë. 62-vjeçari zotëron gjithashtu aksione në kompanitë e prodhimit të kripës, sheqerit dhe miellit.

Ai kishte premtuar se do të bënte një ofertë blerjeje në vitin 2020, por për shkak se po ndërton “Rafinerinë Dangote” (një nga rafineritë e naftës ndër më të mëdhatë në botë), e shtyu një vit blerjen e Arsenalit.

Zhgënjimi i tifozëve të Arsenalit me pronarin e tanishëm Stan Kroenke ka vijuar për vite me radhë. Njëkohësisht edhe pronar i Denver Nugget dhe LA Rams ai rrallëherë shfaqet në “Emirates”.

Tifozët me siguri do ta mirëpresin një ndryshim të pronësisë dhe “Dangote” mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e të drejtuarit të Arsenalit, duke shpenzuar më shumë para.