MENU
klinika

3 specie të rralla në dy liqenet

‘Nori i Arktikut’ në Prespë dhe Ohër dhe asgjëkundi tjetër

12.01.2020 - 14:29

Specie të reja që dimërojnë në qarkun e Korçës gjatë censusit të shpendëve. Specialistët thonë se numri i shpendëve është në rritje dhe këtë e lidhin me moratoriumin e gjuetisë.

Tre specie të rralla shpendësh migratorë dimërore janë evidentuar gjatë censusit të shpendëve në Parkun Kombëtar të Prespës.

Ndërsa të shtunën puna nisi në liqenin e Ohrit, ku po ashtu jetojnë specie të rralla si “Nori i Arktikut” që nuk gjendet në zona të tjera.

kolana e librave

Spase Shumka: Në liqenin e Ohrit ka disa specie specifike si “Nori i Arktikut” që pavarësisht se është në numër të vogël, ndeshet në liqenin tonë.

Sipas specialistëve në liqen gjatë dimrit gjenden mbi 20 mijë individë nga 30 specie.

Numri sipas tyre është në rritje dhe për këtë vlerësohet se ka dhënë ndikim pozitiv moratoriumi i kafshëve.

Ky është edicioni i 20 i censusit të shpendëve migratorë në Parkun Kombëtar të Prespës dhe në Liqenin e Pogradecit.