MENU
klinika

Lunaçek flet për Peter Handke

“Nuk e kuptoj as Nobelin, as deklaratat mohuese”

17.01.2020 - 14:10

     Sekretarja e re e Shtetit, për Kulturë dhe Arte, në qeverinë austriake, Ulrike Lunaçek, thotë se nuk mund ta kuptojë Nobelin për Letërsinë, akorduar shkrimtarit austriak, Peter Handke.

“Më parë, kam lexuar shumë prej tij dhe vërtet, më pëlqente. Megjithatë, mënyrën sesi flet ai për çështje politike, ku preken mijëra njerëz, nuk e kuptova”, – tha ajo, në një intervistë për mediet austriake, “Kurier”, “Standard” dhe “Tiroler Tageszeitung”.

“Nuk e kuptova vendimin e jurisë, për t’ia dhënë atij, çmimin ‘Nobel”, – u shpreh Lunaçek, ish- raportuese e Parlamentit Evropiann për Kosovën.

Ajo theksoi, se nuk i ka kuptuar kurrë deklaratat e Handkes, për luftën në Ballkan.

Nderimi i shkrimtarit austriak, me Nobelin për Letërsinë, në fund të vitit të kaluar, ngjalli shumë reagime dhe kundërshti nga vende të ndryshme të botës. Peter Handke, njihet si mbështetës i Sllobodan Millosheviçit dhe si mohues i gjenocidit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit