MENU
klinika

Historia e Cristiano Ronaldos me Hugon

Nuk ia arriti me të atin, CR7 shpëtoi vëllain

03.01.2020 - 13:27

Të gjithë e dimë se Cristiano Ronaldo ka pasur një fëmijëri të vështirë. Pasi i vdiq babai i alkoolizuar, CR7 nuk mund t’ia lejonte vetes që edhe i vëllai të përfundonte si i ati.

Ronaldo e dashuron familjen e tij, por ndoshta mund të mos keni dëgjuar për historinë e një pjesëtari të familjes së tij. Kjo është historia e pabesueshme se si Ronaldo shpëtoi vëllanë e tij nga shkatërrimi.

Para se vëllai i tij të koleksiononte “Topa të Artë”, Hugo Aveiro ishte një futbollist premtues. 10 vjet më i madh se Crisitano, Hugo ishte një yll i futbollit të rrugëve.

Por gjithçka ndryshoi një mbrëmje. Joel Santos: “Nuk e njihja Hugo-n në atë kohë, por të gjithë ata që e njihnin kanë thënë se ishte një futbollist më i mirë se Ronaldo”.

Më i mirë se Ronaldo? Sa i mirë mund të ketë qenë? Fatkeqësisht, ai iu fut një rruge pa krye në fundin e viteve 90-të, të përbërë nga droga dhe alkooli. Ai shpërdoroi talentin e tij dhe shkoi buzë humnerës.

Babai i dy vëllezërve, Denis Aveiro, ka qenë gjithashtu një i alkoolizuar. Ai ka luftuar në Angola kur Hugo erdhi në jetë dhe vdiq në 2005-ën për shkak të një mëlçie të shkatërruar nga alkooli.

Siç mund të imagjinohet, Hugo nuk ka patur një fëmijëri të lehtë. Ai u largua nga shkolla në moshën 17 vjeç dhe bëri punë të ndryshme të çuditshme, nga punëtor në një faktori alumini te drejtues i një kompanie bojaxhinjsh.

Ai vazhdoi të konsumonte drogë, por edhe ato e konsumuan atë. Mamaja e tij mori një hua për ta çuar në rehabilitim, por ai iu kthye vesit dy vite më pas. Ai do të vazhdonte të luftonte me varësitë e tij në vitet në vazhdim, por më pas diçka ndryshoi.

Ronaldo shkoi te Hugo dhe i tha: “Nëse fitoj finalen e Champions League, t’i duhet të heqësh dorë ngë alkooli dhe droga”. Ronaldo e bëri në 2014-ën.

Real Madrid mundi rivalët e përjetshëm të Atletico-s 4-1 dhe CR7 realizoi golin e katërt me penallti. Pas asaj fitoreje historike, Ronaldo vrapoi te vëllai i tij dhe e përqafoi. I tha se e kishte bërë pjesën e tij. “Tani e ke radhën ti”.

Ronaldo e ndihmoi vëllanë e tij të hynte në rehabilitim. Pesë vite më vonë, Hugo është esëll dhe në punë. Ai menaxhon një muze, atë personal të CR7 në Madeira. Në fakt, ka qenë një vizitë në shtëpinë e vëllait të tij që i dha idenë Hugo-s për të hapur një muze.

Ai pa shumë trofe në dhomën e vëllait të tij dhe sugjeroi që të ndërtohej një muze për t’i ndarë ato me tifozët e Ronaldo-s. “Vëllai im është një hero në Madeira, ka një ndikim të madh këtu, sepse ka bërë shumë për ishullin”.

Hugo ka edhe një kompani ndërtimi. Sot dy vëllezërit janë shumë të afërt, shkojnë me pushime bashkë. Ronaldo ka qenë shpëtimtari i Hugo-s, por edhe ky i fundit ka patur një ndikim të madh në jetën e Cristiano-s.

Varësia e Hugo-s ndaj alkoolit dhe drogës ka frymëzuar CR7 që të punojë më fort, në mënyrë që të mos përfundonte si babai i tij. Hugo ia ka treguar mirënjohjen e tij duke e bërë atë kumbarin e djalit.

Pjesa tjetër e familjes së CR7 përbëhet nga katër fëmijët e tij dhe dy motrat më të mëdha, Elma dhe Katia. Në fund, CR7 ndihmoi vëllanë e tij që të mos përfundonte si babai i tyre.

Ronaldo ka qenë në rrethana më të mira se vëllai i tij, por arriti t’i shfrytëzonte ato në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të bëhej një nga futbollistët më të mirë të historisë.