MENU
klinika

"Besi më tha por..."

Nuk ishte pjesë e filmit të Bes Kallakut, aktori tregon arsyen

16.01.2020 - 10:42

Visjan Ukcenaj pati një ftesë nga Bes Kallaku për të luajtur në filmin e tij të ri, por nuk mori pjesë!

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në RTV Ora, aktori u shpreh se nuk aspiron këtë lloj kinamatografie, por dëshiron të bëjë role të tjera në filma artistikë, qofshin këta komedi ose dramë.

Visjani tha se Besi i komunikoi për të bërë rolin e laçjanit në film, por edhe pse nuk ishte personazh shumë i madh, nuk u realizua.

“Jo. Besi ma ka komunikuar që para se të niste filmi, për të bërë laçjanin në një skenë. Nuk ishte personazh shumë i madh, por nuk u arrit dot. Me thënë të drejtën unë nuk aspiroj këtë lloj kinematografie. Duke qenë se unë këto personazhe i luaj në spektaklet e humorit, nuk dua të bëj gjëra të përsëritura. Dua të bëj atë për të cilën jam shkolluar, një film artistik, të mirëfilltë, dramë apo komedi, nuk është problem. Kjo është aspirata ime përsa i përket teatrit apo filmit. Nuk bëj më komedi në teatër, nuk bëj më komedi në film”, u shpreh Visjani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Më plagosën, kur pashë njollën e gjakut….

Visjan Ukcenaj rrëfehet për herë të parë

Vetëm pak kohë pas lindjes së djalit

Aktori i njohur zbulon planet e dasmës