MENU
klinika

Gjesti që mori duartrokitje

Nuk shënon me portën bosh për “fair play”

21.01.2020 - 17:49

Një leksion “fair play” vjen nga kampionati i futsalës në Spanjë. Një episod kur kundërshtari ndalon lojën pasi rivali i tij gjendet i shtrirë pas një goditje të marrë në këmbë.

Futbolllisti i ekipit të Cartagen-s, Solano, heq dorë nga goli me portën boshën, për t’i ardhur në ndihmë kundërshtarit që pak sekonda më parë e goditi keq në këmbë.

Edhe pse kishte mundësi të mirë për të shënuar, lojtari la topin për të dalë jashtë, në mënyrë që stafi mjekësor t’i jepte ndihmën e parë Javi Alonsos të Zaragoza.

Një moment “fair play” që mori duartrokitjet e tifozëve në shkallët e pallatit të sportit dhe lojtarëve në fushë. Ky episod ishte edhe përcaktues për fatet e takimit, me sfidën që u mbyll në shifrat 5-5.